Published On: Fri, Aug 11th, 2017

Sandalet që yjet zgjodhën të vishnin këtë verë!

Harrojini takat e ulëta e të sheshtat! Këtë verë, edhe në pushime, sandalet elegante janë të larta! Modelet tona të preferuara si Gigi dhe shoqet e saj kanë zgjedhur një model sandalesh me taka rreth 10 cm.

Nuk është çudi sepse që prej qershorit i shohim vip-at me stiletto-t e tyre të preferuara! Karlie Kloss adhuron markën Giuseppe Zanotti, motrat Delevigne janë fanse të Jimmy Choo-së dhe Heidi Klum nuk del kurrë nga shtëpia pa këpucët e saj Casadei. Pastaj vijnë motrat Hadid, të njohura për stilin e ndryshëm që i karakterizon. Gigi preferon Stuart Weitzman ndërsa Bella markën braziliane Schutz. Shfletoni galerinë tonë për të parë sandalet e preferuara që kanë veshur modelet!