Published On: Fri, Aug 11th, 2017

Xhinset që do na shoqërojnë kudo gjatë sezonit të vjeshtës!

Veshjet me materiale xhinsi, si pantallona, funde apo fustane nuk mungojnë kurrë në garderobën tonë dhe janë të pranishme në çdo stinë me prakticitetin dhe rehatinë që na ofrojnë.

Koleksioni Vjeshtë-Dimër i sezonit të ardhshëm paraqet veshje me materiale xhins me qendisje e bizhu të cilat fatmirësisht nuk dëmtohen nga larjet. Modelet? Janë të gjitha të larmishme! Që nga rebelet që i veshin me çizme, deri tek ato më romantiket që i veshin nën një fustan transparent sipas koleksionit të Dior.

Jo vetëm pantallonat klasike tub ose të gjera, por me materialin e xhinsit do të jenë tendencë edhe tutat sportive, xhaketat oversize, fundet e fustanet dhe kostumet për meshkuj. Të gjitha modelet e markave më të njohura i gjeni në galeri! Bëjini tuajat para se vjeshta të vijë!