Published On: Thu, Aug 10th, 2017

Bota do zhduket/ Parashikuesi nxjerr datën: Ja kur nis Lufta e Tretë Botërore

Ai që cilesohet si “Lajmëtari i Perëndisë”, Horacio Villegas, njeriu qe parashikoi se Trump do te ishte presidenti i SHBA, vjen me nje tjeter parashikim te tmerrshem. Ai di daten e sakte se kur do te shperthje lufta berthamore, shkruan The Sun.

Sipas “Lajmëtarit te Perëndisë”, lufta bërthamore do të shpërthejë këtë vit, në 100 vjetorin e vizitës së Zojës së Fatimes.

Horacio thote se dita do të bjerë në 100 vjetorin e vizitës së Zojës së Fatimes, Virgjëreshës Mari, e cila filloi më 13 maj 1917.

Në atë ditë, sipas besimit katolik, nëna e Jezuit vizitoi një fshat në Portugali dhe paralajmëroi se nëse ata nuk kthenin Rusinë në besim, Perëndia do të bënte kërdi në botë. Vizita e saj e gjashtë dhe e fundit u tha të jetë më 13 tetor 1917 dhe 100 vjetori i kësaj date po afron.

Horacio nga Teksasi i SHBA-së, parashikoi fitimin e zgjedhjeve nga Trump që në vitin 2015. Ai gjithashtu etiketoi Presidentin e SHBA-së si “Mbreti i Illuminatit” i cili do të “sjellë botën në luftën e tretë botërore”.

Njëkohësisht, një nga profecitë e tij ishte edhe se Trump do të sulmonte Sirinë, tashmë fakt i vërtetë.

Vizioni i tij i fundit erdhi tek ai në formën e një ëndrre, në prill, në të cilën Horacio thotë se “pa topa të zjarrit që binin nga qielli dhe godisnin tokën. Njerëzit ishin në përpjekje për t’u fshehur nga ky shkatërrim”,-shtoi ai.

Sipas tij, “mesazhi kryesor për njerëzit, është që duhet të dinë për t’u përgatitur pasi kjo luftë do të ndodh dhe përfundon me shkatërrime, tronditje dhe vdekje”.