Published On: Wed, Aug 9th, 2017

Skena të nxehta në transmetim live në “BBC”

Shikuesit e televizionit BBC kanë mbetur të habitur, kur derisa po i ndiqnin lajmet e mbrëmjes prapa shpinës së prezantuese u shfaqen disa skena të nxehta në një kompjuter.

Prezantuesja Sophie Raworth po lexonte titujt kryesor të lajmeve, por shikuesve të këtij televizioni nuk i shpëtoi diçka e pazakontë që u shfaq prapa shpinës së saj.

Derisa prezantuesja po i jepte lajmet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, një koleg i saj që ishte ulur prapa shpinës së saj po shikonte në kompjuter një skenë të nxehtë.

Por, ky moment i pakëndshëm nuk i iku shikuesve të cilët e filmuan dhe më pas e postuan në internet.