Published On: Tue, Aug 8th, 2017

Media italiane promovon turizmin shqiptar, por ja sesi reagojnë qytetarët…

Kryeministri Edi Rama shpërndau përmes rrjetit social një shkrim të revistës italiane “Vanity Fair”, që u sugjeron turistëve të zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Ashtu sikundër ndodh, pas çdo postiimi të Ramës, ndjekësit e tij në rrjet shprehin reagimet e tyre pro dhe kundër.

Por duket se pas promovimit që revista italiane i bën disa prej destinacioneve turistike në Shqipëri, reagimi qytetar ka qenë kritik, kjo për faktin se sipas tyre shërbimet që ofrohen nuk përputhen aspak me atë që shpenzohet.

Mungesa e ujit, kushteve, ndërprerja e energjisë, ndotjet në bregdet apo plehrat e hedhura jashtë koshave, sjellja e pronarëve apo stafeve që punojnë dhe shërbejnë në zonat turistike, mungesa e plazheve publike, janë disa nga shqetësimet që qytetarët kanë shprehur në faqen zyrtare të Kryeministrit në rrjetet sociale.