Published On: Mon, Aug 7th, 2017

Zjarri rrezikon edhe Kishën e Laçit, denoncojne qytetarët

Prej disa javësh në të gjitha vendin zjarret po djegin me qindar hektarë pyje e kullota, ndërsa së fundmi raportohet se flakët kanë përfshirë edhe zonën pranë Kishës së Laçit, një vend i shenjtë që mirëpret me mijëra besimtarë.
Qytetarët të alarmuar kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve zjarrfikëse, përfshi edhe helikopterët apo avionët e posaçëm për të shuar flakët.
Fotot e mëposhtme tregojnë se zjarri është afruar pranë Kishës së Laçit, por ende nuk ka një informacion zyrtar nga Emergjencat Civile në lidhje me situatën.