Published On: Sat, Aug 5th, 2017

Arrestohen 4 shqiptarë me kokainë në bodrumet sekrete në Itali

Një operacion i madh i Policisë Italiane që ka nisur mëngjesin e së premtes dhe ka vazhduar edhe sot ka çuar arrestimin e katër shqiptarëve në flagrancë dhe në sekuestrimin e 1 kg kokainë dhe 4 kg marihuanë, parave dhe materialeve të tjera për paketimin e dozave të lëndës narkotike, njofton Policia Italiane.

Vendi sekret ku shqiptarët kryenin aktivitetin ishin dy bodrume dhe një garazh në një ndërtesë luksoze në rrugën Alfieri në zonën e Marina Center.

Në mëngjes, agjentët e seksionit antidrogë vunë re se shqiptarët që erdhën me një motorçikletë në rrugën Alfieri, hapën portën dhe hyn në korridorin që të çonte në garazh.

Policia vendoi të ndërhyjë duke i bllokuar, bashkë me shqiptarin që e kishin lënë roje me një biçikletë dhe iu gjeti kokainë fshehur nëpër xhepa.

Në këtë pikë, hetuesit qenë në gjendje të zbulojnë në dy bodrumet dhe garazhin në përdorim të shqiptarëve, sasitë e konsiderueshme të kokainës.

Shqiptarët e arrestuar janë të gjithë me origjinë nga Vlora. Inicialet e tyre janë: B.L. 33 vjeç, H.S. 27 vjeç, M.E. 24vjeç dhe I. G. 20 vjeç.

Tre prej tyre ishin pa dokumente qëndrimi në Itali, kurse i katërti kishte leje qëndrimi si biznesmen, lëshuar nga policia e Romës. Në këtë rast, do të kërkohet revokimi i lejës së tij të qëndrimit në Itali.