Published On: Sat, Aug 5th, 2017

​ Si ndryshon mosha e pensiont për të gjithë të moshuarit

Çdo vit mosha e pensionit ndryshon. Gjatë 2017-së mosha e pensionit u rrit me 2 muaj të tjerë për gratë, ndërkohë që mbeti i pandryshuar për burrat, 65 vjeç.
Të moshuarit që janë në prag pensionit, mund të shikojnë sa vite kontribute ju duhen dhe mosha që dalin në pension të parakohëshëm dhe në pension pleqërie.

Gratë

Një grua gjatë këtij viti në pension në moshën 60 vjeç e 6 muaj, ndërkohë që për burrat mosha e pensionin nuk ndryshon. Rritja e moshës së 8pensionit për gratë ka filluar që në vitin 2015-të, me 2 muaj, e njëta gjë ndodhi edhe në vitin 2016-të, 2017-të, ndërkohë që gjatë vitit të ardhshëm mosha e pensionit do të rritet përsëri me 2 muaj dhe gratë di dalin në pension në moshën 60 vjeç e dy muaj.

Burrat
Rritje e moshës së pensionit është parashikuar edhe për burrat, por kjo rritje do të fillojë në vitin 2032, ku çdo vit do të ketë një rritje një mujore të moshës së pensionit. Edhe për meshkujt rritja e moshës së pensionit do të përfundojë në vitin 2056, ku ata do të përfitojnë pagesën e pleqërisë në moshën 67 vjeçare. Me ndryshimet e bëra në ligj, tashmë si burrat dhe gratë do të dalin në pension në moshën 67 vjeçare.
Përsa i përket vjetërsisë në punë, ajo rritet me 4 muaj në vit, si për burrat dhe për gratë. Pra 36 vite punë për të gjithë ata që dalin në pension në vitin 2016.