Published On: Thu, Aug 3rd, 2017

Koalicioni LSI-PD/Ja pergjigjia qe jep Monika Kryemadhi…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në studion e lajmeve të Abcnews mbrëmjen e sotme, e pyetur për koalicion me PD-në në opozitë, tha se partia që ajo drejton është e hapur për koalicion opozitar.

“Unë e kam thënë, e them, edhe në konventën LSI e kam thënë LSI është e hapur për nje front kombëtar opozitar pa dallime ideologjike, se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, se do kemi edhe një qeverisje më të mirë, do kemi edhe demokraci, se Shqipëria është një vend që vazhdon të jetë në tranzicion”, tha ajo.

Pyetje: Të jep besim Basha për të pasur koalicion me të?

Kryemadhi: Unë besoj te vetja ime dhe te rinia shqiptare, si dhe në intuitën e nënës që të jep një lloj prioriteti për t’i cuar gjërat deri në fund.

Unë s’besoj as te historitë dhe legjendat…ajo aleancë e dëmtoi shumë, e bëri që PD të ketë 200 mijë vota më pak dhe e bëri që edhe sot të jetë jo vetëm PD por gjithë spektri politik të jetë i paqartë për cfarë po ndodh, historia e marrëveshjeve jo transparente duhet të marrë fund. PD e dëmtoi marrëveshja e 17 majit, mënyra si u luajt ka të bëjë mes dy aktorëve të marrëveshjes.