Published On: Thu, Aug 3rd, 2017

Pastrimi i Parave, lumë gjobash për bankat

Nga 30 milionë lekë gjoba në total, 10.7 milionë lekë duhet t’i paguajnë bankat e nivelit të dytë, të cilët penalizohen me 4 milionë lekë më shumë se në vitin 2015. Ndërsa zyrat e këmbimit valutor kanë një përmirësim krahasuar me raportin e shkuar ku janë vendosur 5 gjoba me 3.5 milionë lekë, nga 6.8 milionë të vendosura një vit më parë. Po ashtu 11 noterë janë ndëshkuar me 3.4 milionë lekë. Gjatë kontrollit të të dhë- nave, në katër raste janë gjetur me shkelje lojërat e fatit me 3.6 milionë lekë gjoba, por dhe shoqëritë e ndërtimit me 4 raste me 3.8 milionë lekë të ndëshkuara.

Në vitin 2014 për shoqëritë e ndërtimit u vendosën 11 gjoba dhe në vitin 2015, 15 gjoba. Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave thekson se përveç inspektimeve në vend, janë vlerësuar edhe praktikat e raporteve të vetëkontrollit apo indice të tjera nga monitorimi në distancë i subjekteve për shkelje të detyrimeve. Po ashtu në raportin vjetor bëhet e ditur se gjatë vitit 2016 janë arkëtuar 31 786 000 lekë në total, nga të cilat: 17 660 000 lekë janë arkëtime nga masat administrative të vendosura në vitin 2016 dhe 14 126000 lekë janë arkëtime të masave administrative të mbartura nga vitet e mëparshme. Nga masat administrative të vendosura gjatë këtij viti, 19 prej tyre janë arkëtuar, ndërsa pjesa tjetër ka vazhduar ankimimin në rrugë gjyqësore.

Për të rritur efikasitetin e ekzekutimit të masave administrative DPPPP-ja ka ndjekur në vijimësi fazat e ekzekutimit dhe ka kërkuar informacion nga zyrat përmbarimore muajin shtator. Burime pranë këtij dikasteri thonë se gjatë muajit gusht nuk do të ketë asnjë garë të hapur për këto pozicione pune. Të njëjtat burime thanë se ende nuk ka asgjë konkrete për procedurat që do të ndiqen për emërimet e reja, pasi fillimisht do të pritet largimi i drejtorëve aktualë të institucioneve spitalore. Pak ditë më parë Rama zhvilloi një takim me këta të fundit, teksa kërkoi që ata të tërhiqen nga pozicioni që mbajnë. Sipas kryeministrit, shkak i kërkesës është keqmenaxhimi i spitaleve dhe neglizhenca e tyre për zgjidhjen e problemeve të pacientëve.

Gjithashtu, ai paralajmëroi hapjen e një konkursi, përmes të cilit do të përzgjidhen emrat e rinj, teksa ftoi të bëhen pjesë e tyre edhe drejtuesit aktualë, që mendojnë se janë të aftë për atë pozicion pune. Të njëjtën praktikë, Rama e ndoqi edhe me krerët e hipotekave, por ndryshme nga shëndetësia tashmë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka hapur konkursin për drejtuesit e rinj.