Published On: Wed, Aug 2nd, 2017

Vasili-Rames: Po per kultivimin e kanabisit kush mban pergjegjesi…

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ngritur sot pyetjen drejtuar kryeministrit Rama në lidhje me mos shkarkimin e kreut të policisë së shtetit, por edhe drejtuesve të tjerë.

Vasili referuar Qendrës Evropiane të Drograve, shkruan se vendi ynë është ende në gjendje kritike përsa i përket kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

“Qendra Europiane e Drogave raporton që Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike. Kryeministri i Shqipërisë është përgjegjësi kryesor, së bashku me policinë që është nën hyqmin e tij. Meqenëse kryeministri ka filluar shkarkimet kolektive, a do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë? Apo edhe për drogën, që po shkatërron vendin, ai s’ka asnjë faj e fajin edhe për këtë e kanë drejtorët e spitaleve?!”, shkruan Vasili.