Published On: Wed, Aug 2nd, 2017

Berisha shkruan se Edi Rama është në dhërmi, por Kryeministri ishte…

Ish-Kryeministri Sali Berisha vijon të postojë informacione duke iu referuar atij që e quan “Qytetari dixhital”, edhe pse në jo pak raste duket se ka rënë në kurthin apo lojën e lajmeve të rreme.
Së fundmi, Berisha ka postuar në rrjetet sociale një informacion sikur Edi Rama është duke pushuar në Dhërmi, ndërkohë që Kryeministri ishte pjesëmarrës në Samitin e Podgoricës, madje ka postuar edhe një foto duke shtrënguar duart me Mike Pence, zv.Presidentin amerikan.
Duket se ish-Kryeministri ose është vënë qëllimisht në lojë me informacionin e qytetarit dixhital, ose ka postuar një informacion të vjetër, pasi komenti i Berishës është shfaqur në rrjet në të njëjtën kohë me foton e postuar nga Kryeministri Rama bashkë me zv.Presidentin, Mike Pence.
“Flakët po shkrumbojnë Llogarane, Edvini freskohet në Dhërmi! I papërgjegjshëm! sb”, shkruan Berisha në faqen e tij në rrjetin social, postim i hedhur në të njëjtën kohë, me foton Rama-Pence, që është publikuar nga Kryeministri në faqen e tij në Facebook.