Published On: Mon, Jul 31st, 2017

Ballisti nuk do të ekstradohet në Serbi, ish presidenti kroat tregon edhe njëherë respektin për shqiptarët

Ismail Morina, i njohur si “Ballisti”, nuk do të ekstradohet në Serbi nga Kroacia. Kështu ka njoftuar Naim Murseli, njëri nga këshilltarët më të afërt të liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka shkruar se Ballisti nuk do të ekstradohet në Serbi, dhe krejt kjo falë angazhimit të mikut të madh të shqiptarëve, ish presidentit kroat, Stipe Mesic.

“Ballist Morina përfundimisht nuk do të ekstradohet në Serbi. Kjo falë miqëve tonë kroat. I lumtë mikut tim për angazhimin e tij”, ka shkruar Murseli, në përshkrimin e fotos ku shihet së bashku me Behgjet Pacollin, dhe ish presidentin kroat, Stipe Mesic, i cili njihet si një ndër miqtë më të mëdhenj të popullit shqiptar, shkruan “Bota sot”.