Published On: Mon, Jul 31st, 2017

Dështon stategjia e LSI për të bllokuar Tiranën, Genta Mezini merr mandatin

Sot Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Lindita Veliasit për mandatin që ndryshon balancat në Këshillin Bashkiak.

Veliasi është punonjëse e Bashkisë së Tiranës (nga radhët e LSI), por javën e kaluar e la mandatin e këshilltares për të mbajtur vendin e punës, duke preferuar rrogën e administratës, duke qenë se ajo është më e mirë se rroga e të qenit pjesë e Këshillit Bashkiak.

Duke cituar konfliktin e interesit, Veliasi ia kaloi stafetën pasueses Genta Mezini, e cila vendosi të mbështesë axhenden e bashkisë për 20 shkollat e reja e ujë 24 orë në Tiranë.

Por, ky vendim nuk i erdhi për shtat LSI, e cila dy ditë më vonë ndërroi mendje duke kërkuar sërish mandatin e Veliasit. Por, kërkesa e LSI u hodh poshtë sot nga Kolegji Zgjedhor, duke i dhënë përfundimisht mandatin Genta Mezinit, që tashmë i është bashkuar PS.

Situata bëhet edhe më qesharake kur kushtrimet e eksponentëve të LSI vazhdojnë për opozitë me Kryeministrin Rama e Kryetarin e Bashkisë, Veliaj, por në realitet askush nga PD e LSI nuk jep dorëheqjen as nga qeveria e as nga bashkia.