Published On: Sun, Jul 30th, 2017

‘Plas’ në Fier, Rama sherr LIVE me qytetarin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Fier, ka zhvilluar dëgjesë me banorët e këtij qytetit.
Një nga qytetarët, i është ankuar Ramës se edhe pse ka bërë pagesën për legalizimin e shtëpisë, nuk ja kanë dhënë akoma, duke përmendur edhe emrin e personit në fjalë.

Por, përfaqësuesi I ALUIZNIT ka marrë fjalë, duke sqaruar se toka është në pronësi të një personi tjetër, dhe dosja është në proces gjyqësor.

Edhe pas këtij shpjegimi, qytetari ka këmbëngulur duke thënë se përfaqësuesi i ALUIZNIT gënjen, ndërsa në këto momente ka ndërhyrë Rama.

Përfaqësuesi i ALUIZNI-t: Personi ka bërë aplikim, hipoteka në atë zonë nuk ka pasur azhornim në atë moment. Zotëria shkon në hipotekë, më pas ka shkuar edhë në gjyq dhe me ALUIZNI-n

Qytetari: Gënjen, mashtron, është mashtrues ky z.Kryeminisër

Përfaqësuesi i ALUIZNI-t: Është në proces gjyqësor pronari i tokës tani. Dosjen ja kanë hapur pronarit.

Rama: Jepja mikrofonin tjetrit, se të dëgjuam.