Published On: Sat, Jul 29th, 2017

Nga Kryeministria tek Ambasada e Kroacisë, vijon protesta e tifozëve

U zhvilluar sot protesta e lajmëruar kundër ekstradimit të Ballist Morinës në shtetin serb. Edhe pse numri i të pranishmëve nuk ishte i jashtëzakonshëm u vu re një organizim me banderola edhe kore të ndryshme.

“Nëse keni dinjitet dhe jeni shtet ktheni heroin në shtëpinë e vet”, shkruan një nga banderolat e tifozëve.

Tifozët ishin të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës, ku presin një vendim anulues për ekstradimin e heroit shqiptar të Beogradit.

“Ekstradimi i Morinës tradhëti e shtetit ndaj popullit dhe veprës së tij”, kishin shkruar tifozët në banderolën tjetër të shoqëruar edhe me foton e Ballistit.

Në protestë nuk mungon as vëllai i Ismail Morinës (Xhevahiri), i cili kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria shqiptare.

Pas kryeministrisë, tifozët u nisën për të protestuar para ambasadës kroate, pasi ishte shteti i kroacisë ai që dha “OK” për eksdradimin e Ballist Morinës në Serbi.

Pas protestës tek Ambasada e Kroacisë, tifozët kanë vazhduar marshimin e tyre drejt FSHF-së duke kërkuar që Federata të bëj çmos që vendimi të anulohet.