Published On: Thu, Jul 27th, 2017

Sekuestrohet gjysem tom droge ne Gjermani, ishte ngarkuar ne Shqiperi

​ Policia gjermane ka sekuestruar gjysmë ton të llojit marijuhanë në Mynih.
Në njoftimet e medias gjermane pohoet se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Hamburgun.

‘Merkur.de’ shkruan se sasia e kapur shkon në 550 kg, ndërsa vlera e saj po të hidhej në treg kapte shifrën e 5 milionë eurove.

“Marijuanë në këtë sasi unë kam parë rrallë të kapet në zonën e Bovarisë”, u shpreh presidenti i Zyrës Federale Doganore për Kriminalitet, Norbert Drude.