Published On: Mon, Jul 17th, 2017

Ish-ministri i LSI-së: Mjerë kë çon halli në gjykatë! Të fillojë vettingu sa më parë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një statusi në rrjetin e tij social “Twitter” ka shprehur shqetësimin se periudha tranzitore deri në zbatimin e vettingut ka sjellë problematika në sistemin gjyqësor.

Manjani thotë se kjo periudhë po shfrytëzohet për të bërë abuzime. “Disa e kanë lëshuar pa doreza!”, shkruan Manjani.

Nga ana tjetër ish-ministri i LSI-së, shkruan se institucionet e reja të vettingut duhet të nisin sa më parë punën për zbatimin e ligjit, teksa shton se pasojat e kësaj situate bien mbi qytetarin.

“Vetting-u, por edhe institucionet e reja duhet të fillojnë punë një orë e më parë! Disa e kanë lëshuar pa doreza! Mjerë kë çon halli në gjykatë!”, shkruan Manjani.