Published On: Tue, Jun 27th, 2017

Rama elozhe Ruçit: Shkove në betejë i 9 dhe u ktheve vet i 10

Gjatë fjalimit të fitores kryesocialisti Edi Rama i kushtoi një falenderim të madh skuadrës së PS-së në qarkun e Fierit, e cila korri një sukses të madh duke marrë 10 mandate deputetësh.

Rama falënderoi koordinatorin e PS-së në Fier, sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili rrezoi mandatin duke u vetërenditur i 9 në listë.

“Vajti në betejë i nënti dhe u kthye veti i 10”, tha Rama./Gazeta Express