Published On: Fri, Jun 23rd, 2017

Përplasja PD-PS në Ministrinë e Arsimit, DAP rikthen në punë Plarent Ndrecën

Përplasjes mes Ministres Tenike të PD-së Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit i ka ardhur fundi, me fitoren e Plarent Ndrecës.
Departamenti i Administratës Publike ka hedhur poshtë kërkesën e ministres së PD Karabina për shkarkimin e Plarent Ndrecës dhe një tjetër zyrtari të lartë të MAS, duke argumentuar se akti (kërkesa) nuk ka vlerë juridike.

‘Akti i MAS për Plarent Ndrecën, ishte pa vlerë juridike. Vendimi për pezullim nuk u mor nga organet kompetente’, shkruhet në deklaratën e DAP.

Arsyeja se përse Ministrja e PD-së kërkoi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MAS.