Published On: Mon, Jun 19th, 2017

Ylli Manjani: Turren si çakej të mbrojnë Çakon, normal ai di shumë …

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve socialist, që kanë marrë në mbrojtje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Një ditë më parë LSI kërkoi nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm, shkarkimin e Çakos nga detyra e kreut të Policisë së Shtetit.

Por,  në një konferencë për mediat, Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm për pak muaj, vlerësoi Kryepolicin dhe akuzoi Prokurorinë që nuk po vepron ndaj denoncimeve që janë bërë.

“Qoftë dhe për sy e faqe duhet të dënonin dhunën, por skanë se si! Turren si çakej të mbrojnë Çakon! Normal, ky i fundit di shumë gjëra…”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.