Published On: Mon, Jun 19th, 2017

Shpërthen Vladimir Kosta/Ju rrëfej abuzimet e Edi Ramës…

 

Vladimir Kosta, pasi mësoi se Edi Rama nuk e futi në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, ka shtuar retorikën kundër kryeministrit. Në një koment në rrjetet sociale, Kosta shkruan se Rama ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare , për mua ti kalojë prokurorisë dhe jo më të kërkojë votën për kryeministër

Komenti i plotë i Vladimir Kostës

Avokat Ngjela , Rama është 10 nivele më poshtë se Saliu .

MË E KEQJA E SHQIPËRISË !

Avokat, ti e njeh me kohë Ramën , unë këto 4 vite që e njoha e them me bindje se ai nuk e do këtë vend … gjithçka që ka bërë deri më sot janë të verifikueshme dhe hetohen shumë kollaj qoftë edhe për punimet e maskuara.

Rama ka abuzuar shumë me pasurinë kombëtare , për mua ti kalojë prokurorisë dhe jo më të kërkojë votën për kryeministër !

Ky kryeministër ja hoqi një vakt buke popullit shqiptar dhe ti i ke dalë në mbrojtje deri më sot!

Është 10 nivele më poshtë se Saliu për të cilin ju skeni rreshtur duke e akuzuar.

Mbroje këtë vend, se Rama bën çmos ta shdukë OPOZITËN .

Edhe diçka, nëse e ke parë filmin “War dogs” Rama është tipiku Deveroli i ngjashëm në karakterin e atij kontrabandisti !