Published On: Sat, Jun 10th, 2017

Matura Shtetrore/Proces i qete i provimit të Gjuhë-Letërsisë

Rreth 38300 maturantë nga i gjithë vendi iu nënshtruan provimit të dytë të maturës në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi zgjati 2 orë e 30 minuta nën masa të rreptë sigurie. Maturantët e gjimnazeve të kryeqytetit e konsideruan testin e nivelit të lehtë deri në mesatar. Ata thanë se gjatë provimit nuk konstatuan parregullësi.

Maturantët presin rezultatet e gjuhës së huaj të cilat sipas rregullores së maturës pritet të dalin brenda datës 15 qershor. Po sipas rregullores një maturant do të konsiderohet jo kalues nëse merr më pak se 20% të pikëve të testit.

Në datën 15 qershor maturantët do t’i nënshtrohet provimit të Matematikës, ndërsa provimet me zgjedhje do të mbahen në 23 qershor.