Published On: Fri, Jun 9th, 2017

Vlerësimet e Ramës/Trump në hallet e veta, Merkel e jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama në emisionin Zonë e Lirë ka pohuar se impaktin më të madh emocional ia ka dhënë ish-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama. Rama është pyetur për disa nga liderët botërorë, ndërsa ka veçuar kancelaren Merkel si të jashtëzakonshme. Për Presidentin e SHBA, Donald Trump, tha se është në hallet e veta dhe se ka folur dy herë me të në ceremoninë e inaugurimit të godinës së re të NATO-s.

Vlerësimet e Ramës

Barack Obama: Më ka impaktuar shumë emocionalisht, më ka influencuar më shumë.

Trump: Është në hallet e veta, ndërkohë që është Presidenti i SHBA. Me Trump fola dy herë, na prezantoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Kur fitoi Trump, katundi mendoi se humba unë. Folëm njëherë në fillim dhe më pas gjatë vizitës që bëmë në hollin e godinës së re të NATO-s. Herën e parë folëm për Shqipërinë, për rajonin. Në momentin kur u prezantuam nga Sekretari i Përgjithshëm, kur dëgjoi Shqipëria, Presidenti Trump pati një reagim shumë pozitiv. Shqipëria është një vend multifetar. Si mundet Presidenti i SHBA të funksionojë siç mendon katundi mediatik këtu. Ajo që kam thënë unë në CNN është njësoj sikur të dalë kryeplaku i Viçidolit dhe të thotë tek Çim Peka kështu e ashtu. Unë nuk e ndjek Çim Pekën… Trump mu duk më i gjatë se në televizor

Angela Merkel: Është e jashtëzakonshme. Gjermania ka një rol të jashtëzakonshme falë kancelares merkel për Shqipërinë, shqiptarët dhe Ballkanin. Nëse BE do të ishte në të njëjtën gjatësi vale me Merkel, shumë më tepër do të ishte bërë. BE është një institucion shumë burokratik.