Published On: Wed, Jan 25th, 2017

Makinat, falën detyrimet e papaguara deri në 2010/ Falën gjobat e kamatat deri në fund të 2014-ës

Tregu i makinave pritet çlirohet nga detyrimet e prapambetura ndaj shtetit, pas miratimit të ligjit të faljes. Ky i fundit parashikon fshirje të gjithë detyrimeve deri në fund të 2010-ës, dhe fshirje të gjobave e kamatave deri në fund të 2014-ës.

Drejtuesit e automjeteve pritet të jenë përifituesit e parë të faljës së detyrimeve të papaguara. Sipas projektligjit që pritet të mbërrijë së shpejti në Kuvend, drejtuesit e automjeteve që prej shtatë vitesh nuk kanë paguar asnjë taksë apo detyrim, mund ta heqin nga qarkullimi mjetin, pa paguar detyrime.
Për këto mjete, fshihen automatikisht taksa e regjistrimit të përvitshëm, taksa vjetore e qarkullimit, taksa vjetore e mjeteit të përdorur, taksa e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Zotëruesit e mjeteve kanë kohë 6 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, të shkojnë në drejtorinë e shërbimit të transportit rrugor për të kërkuar heqjen e mjetit nga qarkullimi.

Personat që duan të mbajnë mjetin e të vendosen në rregulla, duhet të kërkojnë pranë kësaj drejtorie që mjeti të mos hiqet nga qarkullimi. Në këtë rast, qyetari e mban aktiv automjetin . Atij i fshihen detyrimet tatimore që mund të ketë krijuar deri në fund të vitit 2010.Kushti është që drejtuesi i mjetit të paguajë detyrimet nga Janari i 2011-ës deri me tani. Duke paguar këto detyrime, drejtuesi përjashtohet njëkohësisht nga gjobat dhe kamatevonesave e krijuara në periudhe 2011 -Dhjetor 2014. Me pagesën e detyrimeve bazë, gjobat dhe kamatat e kësaj periudhë fshihen automatikisht, raporton abcnews.

Por drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdeshshëm. Nëse për 6 muaj, drejtuesi i mjetit nuk kërkon të mbajë aktiv mjetin, pas kësaj periudhe, drejtoria e shërbimit të transportit rrugor e heq mjetin nga regjistri i mjeteve të qarkullimit.