Published On: Sat, Jun 3rd, 2017

Basha-Metës: Merre me qetësi, në 25 qershor të falimenton SHPK-ja

Kreu demokrat Lulzim Basha sulmoi serish nga Kruja Levizjen Socialiste per Integrim, duke e cilesuar ate nje SHPK. Basha ironizoi ish kreun e LSI-se, Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta, i cili, sipas tij, duhet t’a marrë me qetësi pasi me 25 qershor falimenton SHPK-ja e tij dhe se faturën e këtij falimenti t’a marrë Petrit Vasili.

“Tregtarit të Vendekut, që u zgjodh president si akt i fundit i republikës së vjetër, dua ti  them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit total më 25 qershor. Sistemi i skllavërimit të votuesve dhe klientelizmit politik merr fund më 25 qershor. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor. Opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do të qeverisin republikën e re. Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me Pazar, lere Petritin t’a marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në republikën e re”, u shpreh Basha nga Kruja.

VIDEO