Published On: Sat, May 20th, 2017

Plagoset punonjësi i SHISH

Një agjent i shërbimeve sekrete ka shkuar mbrëmjen e sotme në SQU, i plagosur me armë zjarri. Burime policore bënë të ditur se i plagosuri A. Q., 48 vjeç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri.

Nga deklarimet paraprake shtetasi i lartpërmendur është punonjës i Shërbimit Informativ.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.