Published On: Fri, May 19th, 2017

Vlerësimet për Presidentët, ja si përgjigjet Ilir Meta…

Ilir Meta, Presidenti i zgjedhur, por që merr detyrën pas datës 23 Korrik, ka bërë një vlerësim për 10 Presidentët e deritanishëm, nga Ahmet Zogu deri tek Bujar Nishani. i ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Meta ka bërë vlerësime pozitive për secilin Kryetar Shteti, për kohën kur ata kanë qenë në detyrat e larta shtetërore.

Ahmet Zogu: Talent i jashtëzakonshem

Omer Nishani: Intelektual i nderuar

Haxhi Lleshi: Figurë shumë interesante dhe simpatike

Ramiz Alia: Figurë që po ta gjykojmë nga niveli i intolerancës së sotme, mund të themi që për kohën që ishte dha kontributin e tij që avionic të ulej në pistë pa përplasje

Berisha: pika ime e dobët dhe e fortë. Unë vlerësoj faktin se ishte tepër i qëndrueshëm dhe ka bindjet e veta, pavarësisht se çdo politikan ka hapësirat e veta për të bërë manovrat e veta. Është partner i qëndrueshëm dhe serioz. Kam konsideratë të veçantë. Raporti im me të ka qenë i veçantë. Edhe kryetari im është doctor.

Rexhep Meidani: Një ikonë e integritetit, e provuar

Alfred Moisiu:Njeri tepër i përgjegjshëm dhe patriot

Bamir Topi: Tolerant, qytetar, bashkëpunues, edhe çik i mërzitur për shkak të ekipit të Tironës.

Bujar Nishani: Është mjaft korrekt, institucional dhe bashkëpunues, dhe kështu ka qenë gjithmonë në të gjitha pozicionet.

Ilir Meta: Për Ilir Metën? S’më pëlqen të shikoj veten time, ka kohë deri më 24 korrik.