Published On: Fri, May 19th, 2017

Video/ Gazetari bie nga karrigia pasi “mëson” që Rama-Basha ranë dakord

Gazetari i “Opinion” Dritan Laci “nuk e ka përballur” dot tronditjen ndërsa ka mësuar nga kolegët se Rama dhe Basha janë pranë një dakordësie për të arritur një marrëveshje historike me njëri-tjetrin, pas 90 ditësh krize politike në vend. Siç shikohet edhe në videon e mëposhtme ai është rrëzuar nga karrigia, po për fat të mirë përtej tronditjes së momentit çdo gjë ka kaluar pa incidente përsa i përket shëndetit. Gazetari pasi ka postuar në profilin e tij në facebook, videon e marrë nga kamerat e lokalit, shkruan me shaka : “Ja çndodh kur ulesh në një karrige me mbulesa mavi dhe mëson nga kolegët që Luli po mbledh çadrën”.  Përtej shakasë gjithsecili mund të argëtohet me videon e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Dhe sigurisht të ketë kujdes kur ulet, ta shikojë mirë vendin ku vendos karrigen pasi halle dhe zgjidhje politike Shqipëria do ketë gjithmonë, por shëndeti mbi të gjitha.