Published On: Wed, May 17th, 2017

Monaco edhe matematikisht kampion i Francës

Tani Monaco mund të festojë, ata janë kampioni më i ri i Francës.

Monaco është kampioni më i ri i Francës. Ata tashmë kishin fituar këtë trofe, por sonte edhe matematikisht janë shpallur kampion pas fitores 2:0 ndaj Saint-Etienne.

Kylian Mbappe dhe Valere Germain shënuan në këtë mbrëmje festive për vendasit, që triumfuan pas 17 viteve.

Hera e fundit kur kishin fituar ishte sezoni 1999/2000.