Published On: Wed, May 17th, 2017

Tatimet: Ja 10 kompanitë që kanë të drejtë të certifikojnë deklaratat tatimore

Janë dhjetë kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se në zbatim të urdhrit të ministrit të Financave nr. 20, datë 27.02.2017 “Për ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kompanive audituese për auditim”, Komisioni, shqyrtoi dokumentacionin e dorëzuar nga kompanitë audituese për përmbushjen e kritereve që duhet të plotësojnë shoqëritë audituese, për të fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore, të përcaktuara në pikën 80.4.2.3 të udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Në përfundim të procesit të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar nga shoqëritë pjesëmarrëse, rezultoi se kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore janë:

  1. DELOITTE AUDIT ALBANIA sh.p.k
    2. ILD-99 Audit sh.p.k
    3. MAZARS sh.p.k
    4. nH EuroConsult shpk
    5. Studio L.E.A.L. Auditing sh.p.k
    6. GRANT THORNTON & HOLLY & ENDI AUDITING sh.p.k
    7. UHY Elite sh.p.k
    8. KPMG sh.p.k
    9. ASIE sh.p.k
    10. PRICEWATERHOUSE COOPERS ALBANIA sh.p.k.

Sipas administratës tatimore, auditimi nga këto kompani nuk nënkupton shmangien e kontrolleve, por subjektet që janë certifikuar prej tyre klasifikohen me risk më të ulët.
Ajo e ka vendosur në funksionim Menaxhimin e Riskut si një model të nxitjes së pajtueshmërisë me legjislacionin tatimor dhe kontributet shoqërore, por edhe identifikimin e rasteve potenciale të cilat përbëjnë risk./Monitor/