Published On: Wed, May 17th, 2017

Supë speciale me speca të pjekur

Nëse dëshironi një supë të veçantë, provoni këtë recetë me speca të pjekur. Shtoni në listën e përbërësve pak hudhra dhe disa erëza për aromë dhe shije më të mirë dhe dreka është gati.

Ja si ta përgatisni…

Përbërësit:

2 speca të kuq
175 gram qepë
90 ml verë e kuqe
175 ml qumësht
4 lugë gjelle salcë soje
2 lugë gjelle lëng limoni
225 gram djathë
2 lugë gjelle hudhra të grira
½ lugë çaji qimnon pluhur
½ lugë çaji koriandër pluhur
1 lugë çaji kripë
3 lugë gjelle salcë kosi
8 gjethe mente
Vaj

Përgatitja:
Pastroni specat dhe renditini në një tavë. Vendosini në furrë dhe piqini për disa minuta. Më pas largojini nga furra dhe pasi të ftohen, largojuni farat dhe prejini në copa rreth 2.5 cm.
Nxehni pak vaj në një tigan mesatar. Skuqni në të qepën, hudhrat së bashku me qimnonin, koriandrën dhe pak kripë.
Pasi të zbuten shtoni në të edhe salcën e kosit, verën e kuqe, qumështin, salcën e sojës, lëngun e limonit, djathin, specat e pjekur dhe gjethet e mentes.
Përziejini mirë dhe transferojini në një blender dhe bëjini supë krem.
Ngroheni supën para se ta shërbeni.