Published On: Wed, May 17th, 2017

Reali mposht Celta Vigon dhe del në vendin e parë

Real Madridi del në vendin e parë në La Liga.

Madrilienët e kanë shkatërruar Celta Vigon, në ndeshjen e mbetur të kampionatit spanjoll.

“Los Blancos” fituan me rezultat të thellë, 4:1, ku Cristiano Ronaldo shënoi dy gola.

Nga një gol realizuan edhe Karim Benzema dhe Toni Kroos, ndërsa për vendësit shënoi John Guidetti.

Reali ka tani tri pikë më shumë se Barcelona.