Published On: Wed, May 17th, 2017

E rrallë/Princesha heq dorë nga statusi mbretëror…

Një princeshë japoneze ka hequr dorë nga statusi i saj për t’u martuar me një agent turizmi, të cilin e takoi në një restorant 5 vite më parë.

Princesha Mako, mbesa e perandorit të Japonizë Akihito, po martohet me Kei Komuro, për të cilin raportohet se mund të bëjë ski, të luajë në violinë dhe të gatuajë.

Personi që vodhi zemrën e princeshës ishte një student në Universitetin Ndërkombëtar Kristian në Tokio, ku edhe vetë princesha 25 vjeçare u diplomua.

Pavarësisht se është mbesa e Perandorit, pasi do të lidhë kurorë me një person të thjeshtë ajo do të humbasë rolin e saj mbretëror dhe do të bëhet një person i thjeshtë, ashtu siç dikton tradita japoneze.