Published On: Wed, May 17th, 2017

Foto/Bella e bën sërish, nxjerr ‘zogun’ në tapetin e kuq në Kanë

Në Francë po mbahet mbrëmjen e sotme një nga ngjarjet më të nxehta të kalendarit social të Hollivudit, që këtë vit shënon 70-vjetorin.

Ndaj nuk ishte çudi që Bella Hadid, ka zgjedhur veshjen e saj më të mirë e më provokuese, për shfaqjen në tapetin e kuq në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë.

Modelja bukuroshe është shfaqur tejet seksi me një fustan elegant saten, me prerje të thellë tek gjoksi dhe këmbët.

Hadid, për disa momente ka zbuluar madje edhe të brendshmet, ndërsa e qeshur dhe përkrah babait të saj ka pozuar para kamerave.