Published On: Sun, May 14th, 2017

Sezoni turistik/Pastrohet bregdeti i Shëngjinit, nxënësit në aksion për mbeturinat

Bregdeti i Shëngjinit është pastruar nga mbetjet e shumta që kishin mbuluar brezin e rërës.

Aksioni u ndërmor në prag të sezonit turistik nga nxënësit e shkollës së mesme të Zejmenit në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.

Nxënësit pastruan mbeturinat në gjithë vijen bregdetare, duke sjellë njëkohësisht mesazhin për ruajtjen e zonës turistike.

Bregdeti i Shëngjinit ishte mbuluar nga mbetjet e sjella nga dallgët gjatë ditëve me reshje shiu, ndaj dhe ky pastrim nga nxënësit ishte mjaft i domosdoshëm.