Published On: Fri, Apr 21st, 2017

Kukes/Rama thirrje demokratëve: Nëse PD s’vjen në zgjedhje ne do i përfaqësojmë edhe ata

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi u bëri thirrje demokratëve të votojnë për PS-në pasi kjo parti do i përfaqësojë denjësisht.

“Unë e di shumë mirë që këtu në Kukës ka shumë shokë, shoqe, komishnj që janë sot të mërzitur sepse partia ku prindërit e tyre besuan është ngujuar një çadër, jo për lirinë, jo për republikën e re, por sepse ka frikë nga drejtësia.

Frika është këshilltari më i keq i njeriut, por firka nga drejtësia është udhërrëfyesi më i keq i një politikani.

Thuajuni miqve tuaj, nëse PD nuk vjen në zgjedhje ne do marrim përsipër ti përfaqësojmë edhe ata”, tha Rama.

Në vijim Kryeministri i bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 18 Qershorit që me votën e tyre të ndëshkojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.