Published On: Fri, Apr 21st, 2017

Peleshi: S’duam zgjedhje pa opozitën, por s’është në dorën tonë…

Zv.Kryeministri Niko Peleshi, deklaroi sot se mazhoranca nuk do të dëshironte të shkonte në zgjedhje pa opozitën, por kjo sipas tij është në dorën e kësaj të fundit.

“Natyrisht nuk mund të fshihemi prapa gishtit e të mos pranojmë, që një proçes zgjedhor pa opozitën na nderon si shoqëri shqiptare në përgjithësi. Nuk do të dëshironim të kishim zgjedhje pa opozitën, por kjo nuk është më në dorën tonë”, tha Peleshi.

Peleshi tha se PS do të marrë në zgjedhje, duke shtuar se “data 18 qershor, pjesmarrja në zgjedhje nuk është një e drejtë e partive, por është detyrim për popullin”.

“Jemi regjistruar, kemi filluar punën organizative, ne do marrim pjesë në zgjedhje. LSI dhe disa parti të tjera janë regjistruar gjithashtu, janë krijuar parakushtet për një proçes zgjedhor”, shtoi ai.

Duke komentuar protestën e opozitës, zv.Kryeministri tha se PD po dëmton më së pari veten dhe pastaj vendin.

“Të hënën e presim me keqardhje, nuk mund të na gëzojë asnjë lajm që vjen nga fronti i destruktivitetit, të gjitha këto veprime janë në të kundërt të interesit të vetë PD, po dëmtojnë vetë imazhin e kësaj partie, se para se të jemi maxhorancë e socialistë, jemi edhe shqiptarë”, tha Peleshi.