Published On: Fri, Apr 21st, 2017

PD të hënën në protestë/ Ja akset ku mund te mblidhen protestuesit

Të hënën Partia Demokratike do të radikalizojë protestën, duke bllokuar disa akse kryesore rrugore në gjithë vendin. Burime nga PD konfirmojne se protestuesit e Partisë Demokratike do të bllokojnë superstradën që lidh Tiranën me Shkodrën, përkatësisht në rrethrrotullimin në Fushë Milot, ku lidhet pothuajse gjithë veriu me kryeqytetin.

Gjithashtu, protestuesit e Partisë Demokratike do bllokojnë qarkullimin e automjeteve dhe ne sheshin shqipnja në Tiranë, një ndër akset kryesore hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për veriun dhe jugun. Bllokim të akseve e rrugorë do të ketë dhe në Lushnjë përkatësisht autostradën që e lidh këtë qytetet me Fierin në rrethrrotullimin e Plugut.

Ndërkohë protestuesit e Partisë Demokratike do të bllokojnë dhe autostradën që lidh Elbasanin me Rrogozhinën në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Protesta u paralajmërua nga Basha një ditë më parë.

Përshkallëzimi i protestës, përkon me ditën kur në tiranë pritet të mbërri, zëvendës presidentit i Partive Popullore Evropiane David MCallister, në përpjekje për të negociuar palët për zgjidhjen e krizës politike.