Published On: Sht, Kor 15th, 2017

Lajme blitz, La Liga

Share This
Tags

Nelson Semedo është lojtari më i ri i Barcelonës. Futbollisti portugez u prezantua në skenën e Camp Nou i shoqëruar nga Presidenti Josep Mario Bartomeu duke folur dhe fjalët e tij të para si një futbollist blaugrana. ” Është një nder të vesh këtë fanellë, mund të besoni te unë për gjithcka, do të derdh edhe pikën e fundit të djersës”, deklaroi anësori i djathtë. Bartomeu konfirmoi se cmimi i futbollistit të blerë nga Benfika është 30 milionë euro, plus bonuset të ndryshme në funksion të rendimentit të tij nën urdhërat e Valverdes.

E ardhmja e Diego Costa mbetet pezull ndërsa Atletiko shpreson të përfitojë. Një muaj më parë Antoni Conte i bëri të ditur se nuk bën pjesë në planet e tij për të ardhmen dhe sulmuesi ende nuk ka gjetur një skuadër. Destinacioni i tij i ardhshëm duken Los Colchoneros por vendimi i Fifas që ka bllokuar merkaton në hyrje të Atletikos deri në janar përbën një pengesë të madhe për Diego Costën që duhet të luajë për pjesën e parë të sezonit në një skuadeër tjetër.

Angel Montoro është një futbollist i Granadas. Mesfushori nga Valencia klreu vizitat mjekësore rutinë dhe firmosi për 3 sezonet e ardhshme pasi mbylli aventurën e tij një vjecarte me Las Palmas ku u aktivizua në 25 ndeshje gjatë sezonit 2015-2016.

Gareth Bale vetëtërhiqet nga merkato. Futbollisti konfirmoi qëndrimin te Reali i Madridit nëpërmjet një mesazhi në tëiter ku shkruajti, “Nisi sezoni im i pestë me këtë klub të madh, me zor pres momentin të rifilloj”. pasi kishte përfunduar së fundmi në shënjestrën e Paris Saint Germain, futbollisti nga Uellsi shuan në këtë mënyrë cdo dyshim. Los Blancos nuk kanë ndër mend ta lejojnë largimin e Bale për të cilin shpenzuiar më shumë se 100 milionë euro në 2013, pavarësisht dy dëmtimeve të pësuara prej tij në sezonin e fundit. /ss/