Published On: Sht, Jan 6th, 2018

Lajm i keq për duhanpirësit, tjetër aksion në bare e restorante

Lufta kundër duhanpirjes në ambientet publike tashmë po intensifikohet nëpërmjet kontrolleve të rrepta.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor me qëllim intensifikimin e punës për të ndaluar duhan pirjen në ambientet publike të mbyllura (bar, restorant,etj.)

Në fokus të diskutimi ishte edhe hartimi i një plani konkret për të luftuar këtë fenomen të dëmshëm për shëndetin, ku Manastirliu bëri edhe një paralajmërim të fortë: “Zero tolerancë për këdo që shkel ligjin!”