Published On: Hën, Jan 1st, 2018

Lajm ‘bombë’: Ronaldo kërkon largimin nga Reali, klubi i ri i hap ‘derën’

Share This
Tags

Cristiano Ronaldo ka prishur marrëdhëniet me disa lojtarë, presidentin Florentino Perez dhe dëshiron largimin nga Real Madrid.

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo nuk është më i lumtur ne Real Madrid dhe dëshiron kthimin në Manchester United, shkruan Mirror.

Siç shkruan gazeta, Unitedi është gati që të paguajë një shumë të majme për portugezin, të cilin e dëshiron sërish mbrapa në Old Trafford.

Për më shumë, thuhet se Ronaldo tashmë ka nisur të kërkojë një shkollë private për djalin e tij.

Ronaldo pikërisht nga Unitedi në vitin 2009 ishte transferuar në Real për 96 milionë euro.