"Ky shkollëpakëti, kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik" -Albpress Daily News
Published On: Sht, Gus 12th, 2017

“Ky shkollëpakëti, kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik”

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar sot kryeministrin Edi Rama për një ‘gafë’ të këtij të fundit.
Sipas Vasilit Rama zgjedh momentin e gabuar për ti promocion turizmit në vend, ndërsa gjithë bota këtë gjë e bënë shumë muaj para se të vijë sezoni turistik.

“Gjithë bota i bën promocione, panaire turistike dhe reklamë turizmit gjithë vitin, me përjashtim të korrikut dhe gushtit. Ky shkollëpakëti, kryeministri ynë, bën promocion në gusht, në të dalë të sezonit turistik, pra bën një lloj aksham pazari. Aferim i qoftë, kaq di kaq bën!”, shkruan Vasili.