Published On: Enj, Gus 10th, 2017

Kuvendi i ri, 70 % e deputeteve banojne ne Tirane

Nga Afrim Krasniqi

70% e deputetëve banojnë në Tiranë, 64 deputetë të zgjedhur në qarqe të tjera banojnë në Tiranë.

Pra, Tirana përfaqëson 70% të parlamentit, edhe pse në sistemin tonë të votimit Tirana si qytet (jo si qark) përfaqëson vetëm 14% të totalit të mandateve parlamentare në Kuvend.

140 deputetët banojnë në vetëm 17 nga 61 bashki, pra në vetëm 27% të njësive vendore të Republikës së Shqipërisë.

A mund të ketë lidhje e llogaridhënie midis deputetëve turistë, që banojnë në Tiranë dhe që në rastin më të mirë kalojnë fundjavën në zonën e tyre elektorale, apo midis deputetëve që jetojnë në kushte, rrethana, mjedis e komoditet shumë më të lartë e më të mirë sesa banorët e zonës së tyre elektorale. /ISP