Kursi i këmbimit/ Euro dhe dollari, vijojnë rritjen… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Qer 11th, 2018

Kursi i këmbimit/ Euro dhe dollari, vijojnë rritjen…

Në tregun valutor vendas euro edhe gjatë kësaj jave vazhdon të jetë në rritje. Sot ditë e hënë blihet me 128 lekë dhe shitet me 130 lekë.

Dollari amerikan blihet sot me 108.80 lekë dhe shitet me 110 lekë, në nivele më të forta se javën e kaluar.

Edhe Paundi britanik, i vlerësuar me gati 4 për qind, blihet sot me 146 lekë dhe shitet me 147.50 lekë.

Rritja e euros kundrejt monedhës vendase lekë, pas ndërhyrjes së BSH javën e kaluar ka krijuar rritje të të gjitha monedhave të tjera kundrejt lekut.