Published On: Hën, Qer 11th, 2018

Kupa e Botës, FIFA shpall listën e skuadrave favorite…

Me botërorin e Rusisë 3 ditë larg, FIFA ka bërë sygjerimet e saj për kombëtaret favorite këtë verë. Lista është e gjatë dhe mund të ketë supriza, por Brazili, Franca, Gjermania dhe Spanja janë kombëtaret me potencialin më të madh për ta rrëmbyer trofeun.

Brazili

Lojtari kryesor, Nejmar do të marrë përsipër një barrë të madhe. Ai kërkon të udhëheq kombin e tij drejt një tjetër trofeu botëror. Nga ana tjetër, Tite ka ndryshuar shumë në mentalitetin dhe lojën e skuadrës. Alison dhe Kutinjo janë gjithashtu lojtarët për tu ndjekur. Eleminatoret e amerikano-latinëve kanë qenë pothuajse perfekte, dhe prova gjenerale me Austrinë tregoi se ata janë në një formë të mirë.

Franca

Lojtari që udhëheq francëzet është padyshim Griezman. Skuadra është e mbushur me të rinj që mund të shpërthejnë në aspektin individual dhe ti japin trofeun. Mpape, Dembele dhe Pogba kanë një shans të artë për të treguar veten. Deshamp ka treguar se ekipi ka shumë ambicie, po sheh Spanjën dhe Gjermanin përpara tyre.

Gjermania

Padyshim kampionët e botës nuk mund ti mungonin kësaj liste. Askush nuk ka arritur ta mbroj trofeun që nga 1962 kur e bëri Brazili. Gjermania ka treguar se mund të mund këdo. Lojtari kyç është Ozil, që me kreativitetin e tij mund të zgjidhë situata të caktuara. Lëv ka deklaruar se ata do të sulmohen si kurrë më parë, por përsëri duhet ta dinë se ata janë kampionët

Spanja

Pas dështimeve në Brazil 2014 dhe në Euro 2016, spanjollët janë rikthyer të jenë të bukur dhe fitues. Ata kanë një përzierje talentësh mes heronjve të 2014 dhe talentëve. Besimi i tyre duket më i fortë ketë herë. Lojtari kyç në ekip është David Silva, i cili ka grumbulluar plot 100 ndeshje me kombëtaren, megjithëse është 32 vjeç. Ai ka zhvilluar sezon të shkëlyqer me ekipin e tij, Sitin, por gjithashtu është lideri i heshtur i kësaj kombëtare. Loptegui është i bindur se skuadra ka rrigjetur besimin në vetvete dhe ata duhet të jenë të përulur për të fituar Kupën e Botës.