Published On: Mër, Qer 13th, 2018

Kupa e Botës/ Derri parashikon 4 skuadrat gjysmëfinaliste…

Më 14 qershor në Rusi starton Kupa e Botës me takimin e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite. E ndërkohë të apasionuarit pas sportit kanë nisur parashikimet, po jo vetëm. Në parashikimin e ndeshjeve kanë angazhuar edhe kafshë të ndryshme. Kështu pas maces, në një tjetër rast parashkimet janë bërë nga derri i zi.

Ky derr deri më sot ka një parashikim me saktësinë maksimale, 100 % për rezultatet sportive, por edhe ato zgjedhore.

Pronari i derrit është Juliette Stevens, sipas të cilit derri në fjalë ka parashikuar fituesin e Kupës së Botës ‘Brazil 2014’, si dhe finalen e Ëimbledon, duke përzgjedhur mollët.

Parashikuesi 8-vjeçar ka identifikuar edhe Brexit sikurse edhe fitoren e zgjedhjeve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Donald Trump.

Tani Mystic Marcus po teston edhe një herë tjetër aftësinë e tij, duke parashikuar gjysmëfinalistët e Kupës së Botës ‘Rusi 2018’.

Me lajme negative për tifozët e Anglisë, Mystic Marcus parashikon Belgjikën, Argjentinën, Nigerinë dhe Uruguain që të diskutojnë gjysmëfinalet.