Published On: Hën, Maj 21st, 2018

Kryepolici takon Donika Prelën/ Për çfarë kanë diskutuar…

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim paraditen e së hënës me Prokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Takimi i sotëm është në vijim të takimeve të mëparshme mes Prelës dhe Veliut, që kur prokurorja u transferua nga Durrësi dhe u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nuk dihet nëse takimi mes Prelës dhe Veliut ka lidhje me hetimin që ka nisur nga Krimet e Rënda për vëllain e ministrit të Brendshëm, apo drejtuesit e dy institucioneve po koordinojnë punën lidhur me goditjen e ndonjë prej grupeve kriminale.

Takimi i ditës së sotme vjen në një kohë kur tre deputetë të PD-së janë thirrur në prokurori për të dëshmuar lidhur me audio-përgjimin për Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim, ku sipas saj, Agron Xhafaj dëgjohet të flasë për pazare droge.

Lidhur me këtë ngjarjes, ka folur edhe Albert Veliu, për të cilin thuhet se ka qenë ai ideatori i përgjimit.