“Kroacia shkon në finale të Kampionatit Botëror” -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 5th, 2018

“Kroacia shkon në finale të Kampionatit Botëror”

Kroacia është pranë një takimi me historinë dhe nëse fiton në dy ndeshjet e ardhshme të “Rusi 2018” do të fitojë të drejtën për të luajtur për herë të parë në finalen e Kupës së Botës.

Sipas qendërmbrojtësit Dejan Lovren diçka e tillë mund të ndodhë pasi kroatët kanë të njëjtin shpirt gare si ai i Liverpool, që sivjet shkoi deri në finalen e Champions League.

“Nuk janë të njëjtit futbollistë apo e njëjta taktikë, por është i njëjti shpirt brenda ekipit. Kroacia luan ndryshe nga Liverpool, por mendësia që kemi është e ngjashme. Na është rritur në maksimum besimi te vetja dhe te shokët e skuadrës. Kjo na ndihmoi të shkonim në finalen e Champions League dhe mund të na çoj në finalen e Kupës së Botës. Pjesa më e madhe e futbollistëve kroat janë në kulmin e karrierës”, tha Lovren.

Kroacia do të ndeshet me Rusinë në çerekfinale. Hera e vetme që ka shkuar në gjysmëfinale ka qenë në “Francë ‘98”, ku u mund nga vendasit me përmbysje, pas dy golave të shënuar nga Lilian Thuram.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of