Kripa e detit është kontaminuar nga plastika -Albpress Daily News
Published On: Hën, Gus 20th, 2018

Kripa e detit është kontaminuar nga plastika

Plastika gjendet çdo kund, dhe ky po bëhet një problem më i madh se që është parashikuar. Ka shqetësime në rritje për ndikimin e plastikës në planetin tonë, së fundi është bërë edhe një zbulim tejet shqetësues për këtë ndikim.

Një artikull i publikuar në The Guardian tregon se plastika ka gjetur rrugën e saj deri te ushqimi ynë, përmes kripës së detit, plastika është bërë pjesë e tavolinës sonë duke shkaktuar dëme të mëdha në shëndetin e njeriut.Plastika ndikon në sëmundje si kancer, probleme gjatë lindjes, zvogëlim i imunitetit.

Besohet se njerëzit janë duke konsumuar një sasi të madhe të plastikës, e cila vjen përmes kripës, andaj kjo e bënë përdorimin e kripës edhe më të rrezikshëm.

Hulumtuesit besojnë se shumica e kontaminimit vjen nga mikrofibrat dhe shishet e plastikës që përdoren vetëm një herë. Më shumë se 12.7 mijë tonë të plastikës hynë në oqeane çdo vit, që është e barabartë me një kamion mbeturinash të hedhur çdo minutë në oqeane.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of